Restorani shqiptar i mishit ku hanë yjet e Hollywood’it (VIDEO)

E publikuar: 21/10/2016 18:43
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në vitin 2006 dy djemtë e quajtur Benjamin Prelvukaj dhe Benjamin Sinanaj me prejardhje shqiptare, të njohur ndryshe me nofkën “Bens” hapën restorantin e mishrave, përkatësisht të biftekut në New York, shkruan Gazeta Express.

Restoranti “Benjamin Steak House” është i mbushur ditën dhe natën me mysafirë, ku në mesin e shumë mysafirëve që drekojnë  janë edhe yjet e famshëm të Hollywood’it si: Zac Efron, Kim Kardashian, Clive Davis, Bill Murray, Jamie Foxx, Evander Holyfield dhe Jesse Tyler Ferguson.

Prelvukaj në një intervistë për FOXBusiness.com  thotë se: “Ne e duam atë që bëjmë dhe ne e ofrojmë mishin më të mirë në qytet”.

Për kuzhinën e restorantit është përgjegjës Arturo McLeod, dhe  Peter Luger, i cili ka zhvilluar kuti të veçanta në kuzhinë që e rregullojnë temperaturën dhe lagështinë e lejuar të mishit sipas moshës së klientit, sqaron më tutje Prelvukaj.

“Njerëzit ndjehen rehat dhe ne nuk i mërzisim ata… mendoj se ata ndihen si në shtëpi”, thotë Prelvukaj.

Ndër vite “Bens” hapën një restorant  të dytë “Benjamin Steak” në White Plains, N.Y.

“Bens” e synojnë Tokyon si destinacion të radhës për hapjen e një restoranti të tillë.

“Ky është restorant familjar, ne me të vërtetë kujdesemi me zemër dhe me shpirt që secili mysafir të dalë i lumtur nga restoranti”, shton Prelvukaj, përcjell Gazeta Express.

Për të ndjekur rrugën e sukseseit të “Bens” duhet ta shikoni intervistën deri në fund./Gazeta Express