Në ditëlindjen e Amerikës, Delawi kritikon politikanët kosovarë

E publikuar: 30/06/2017 21:09
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ambasada amerikane në Kosovë, ka organizuar pritje me rastin e Ditës së Pavarësisë së ShBA-së.

Në këtë organizim të prirë nga ambasadori Greg Delawi, po marrin pjesë shumë të ftuar ndër ta, krerët kryesor të politikës, pjesëtarë të shoqërisë civile, e gazetar e shumë personalitete të tjera, njofton Klan Kosova.

Vetë Delawi ju uroi mirëseardhje të gjithë të pranishmëve, duke nisur mbrëmjen me një dolli.

“Mendoj se është e udhës mbrëmjen ta fillojmë me nga një dolli. Nga e kaluara te e ardhmja jonë, të ngremë dolli për miqësinë dhe partneritetin ndërmjet ShBA dhe Kosovës dhe të gjërave që mund t’i arrijmë së bashku për të mirën e përbashkët të dy vendeve tona. Gëzuar”.

Tutje fjalimin e vazhdoi me disa kritika për politikanët kosovarë

“Nuk ka dyshim që Kosova ka arritur shumë në këto 21 vjet; përparimi është i pamohueshëm. Por mendoj se është e qartë që entuziazmi i hershëm është zbehur paksa”.

“Po shohim më shumë ngece se më pak përparim. Më shumë njerëzit shqetësohen më tepër për mbrojtjen e të ardhmes së tyre politike se pas për të ardhmen e vendit të tyre”.

“Qytetarët e Kosovës e shohin këtë poashtu. Disa e kanë shprehur pakënaqësinë e tyre duke migruar jashtë vendit, e të tjerët e shprehën pakënaqësinë duke i “prishur fletëvotimet” në zgjedhjet e pata disa javëve”.

“Besoj që Kosova sot është në pikë kthimi. Çkado që shohim përderisa shikojmë kah e ardhmja? Më shumë ndryshime pozitive apo më shumë ngecje? Gjatë vitit të ardhshëm, a do të përparojmë më shumë ky vend, a do të ecë përpara në rrugëtimin e drejt integrimit euroatlantik dhe te përmirësimit të jetës së qytetarëve apo do të qëndrojnë një vend”?