Në dhomën e së bijës gjeti një objekt misterioz, nëna pyet e habitur se çfarë mund të jetë? (Foto)

E publikuar: 25/06/2018 10:48
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nëna e paemëruar nga Britania e Madhe, ka shfrytëzuar uebfaqen Mumsnet, që të pyes se çfarë është një objekt misterioz që e ka gjetur në dhomën e së bijës.

Derisa ishte duke pastruar, ajo e pa këtë sferë të deformuar, që nuk është më e madhe se pesë centimetra dhe u larguar me shpejtësi, pasi të ketë shkrepur një fotografi, transmeton Telegrafi.

“E kam burrin në udhëtim zyrtar dhe po ndjehem e frikësuar nga kjo gjë, që nuk di çfarë është. Dhomën e kam mbyllur dhe nuk po e lejoi vajzën të hyjë në të”, ka shkruar ajo.

Objekti misterioz

Por, as shikuesit nuk po e dinë se çfarë është, duke dhënë vetëm mendimet e tyre, pa ndonjë fakt konkret.

“Duket sikur çerdhe e vogël, e bletëve të egra” si dhe “godite me ndonjë shkop, mbase hapet dhe zbulohet e vërteta”, ishin dy prej komenteve të shumta. /Telegrafi/