Në cilat vende mund të tërhiqni Bitcoin?

E publikuar: 18/09/2017 21:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

2017 ka qenë një vit i shkëlqyer për Bitcoin. Jo vetëm që vlera e monedhës u rrit me shpejtësi, por suksesi i saj ka tërhequr vëmendjen e mediave por edhe interesin e kompanive.

Startupi Zviceran Tezos ka ngritur 200 milion Euro përmes një ICO-je. Blockchain dhe monedha virtuale janë bërë një trend popullor investimesh.

Konsumatorët mund të blejnë Bitcoin në një platformë tregtimi por në disa vende kanë filluar të hyjnë në qarkullim ATM-të e Bitcoin ku mund të blini dhe shisni me telefonin tuaj.

Në Mars të 2017-ës, vlera totale e Bitcoin ishte 20 miliard dollar ndërsa më 1 Shtator një Bitcoin kushtonte 5,000 dollar.

Megjithatë vlera e monedhës shënoi rënie pas kritikave dhe masave në Kinën e largme jo vetëm ndaj tregtimit të monedhës por edhe ICO-ve. Gradualisht vlera e Bitcoin ra në 3,000 dollar më 15 Shtator.

Në grafikun e paraqitur gjeni vendet me numrin më të lartë të ATM-ve Bitcoin. Vlen për tu theksuar se edhe Kosova së fundi është bërë destinacion i disa prej ATM-ve të para të Bitcoin. /PCWorld Albanian