Në Chicago bën aq ftohtë, sa që uji i nxehtë ngrin në pak çaste (Video)

E publikuar: 01/02/2019 11:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në Chicago temperaturat kanë zbritur në -50 gradë celcius, si pasojë e erërave të ftohta që vijnë nga Arktiku.

Dhe prova e të ftohtit ekstrem duket në një video të shpërndarë në rrjetet sociale, ku shumë vetë argëtohen me eksperimentin e ujit të nxehtë.

Njerëzit hedhin në ajër ujë të nxehtë dhe rezultati është ngrirje e menjëhershme dhe avullim i tij.

Duke patur parasysh temperaturat ekstremisht të ulëta, mjaftojnë 10 minuta për të rrezikuar të ngrish.

Madje, edhe flluskat e sapunit ngrijnë në çast, përcjell oranews.tv.

Në disa vende të SHBA-ve bën më ftohtë se në polin e Veriut. Një i ftohtë i tillë nuk ndodhte që në vitin 1963.