Në Bruksel thonë se Thaçi nuk i mbështet deklaratat e Ramës për bashkim kombëtar

E publikuar: 09/04/2015 16:12
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Zyrtarë të BE’së kanë thënë se kanë reaguar qartë dhe pa dykuptimësi ndaj deklaratave të Edi Ramës, i cili gjatë fundjavës, në Mal të Zi, foli për bashkimin kombëtar të shqiptarëve. Në Bruksel thonë se deklaratat e Ramës nuk janë mbështetur nga Thaçi.
Ky është qëndrimi i zyrtarëve të BE’së pas reagimit të Kryeministrit të Serbisë Aleksandar Vucic i cili tha se reagimi i Brukselit ndaj Edi Ramës ka qenë i butë.

Një ditë më herët, Maja Kocijancic, zëdhënëse e Përfaqësueses së Lartë të BE’së ka thënë se të gjithë në Ballkanin Perëndimor, përfshirë Shqipërinë dhe Kosovën, i kanë pranuar obligimet e fqinjësisë së mirë, bashkëpunimit dhe pajtimit në rrugën e tyre drejt BE’së.

“Në këtë kuadër janë të papranueshme të gjitha deklarimet provokuese” ka thënë ajo.

Mediat serbe të cilat thirren në burime thonë se zyrtarët në Bruksel kanë thënë se Ministri i Jashtëm i Kosovës Hashim Thaçi, nuk i ka mbështetur deklaratat e Edi Ramës dhe se dialogu Prishtinë –Beograd nuk ka ngecur.
/express/