Në aspektin financiar shkarkimi i Sampaolit do t’i kushtojë shumë Argjentinës

E publikuar: 03/07/2018 11:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Jorge Sampaolin prite të largohet nga detyra e trajnerit të Përfaqësueses së Argjentinës gjatë kësaj jave.

Skuadra e 58-vjeçarit mezi e kaloi grupin në Kampionatin Botëror, ndërsa në fazën 1/8 të finales u eliminua nga Franca me rezultat 4-3.

Sipas ESPN, të mërkurën Sampaoli do të takohet me presidentin e Federatës së Argjentinës, Claudio Tapia, ku temë do të jetë e ardhmja e teknikut argjentinas.

Jorge Sampaoli gjatë një stërvitje të Argjentinës (Foto: Getty Images)

Por, nëse merret vendim për shkarkimin e tij, atëherë në aspektin financiar Argjentina do të dëmtohej shumë.

Ish-trajneri i Sevillas ka katër vite të mbetura në kontratë dhe në rast të shkarkimit atij duhet i paguar rroga deri në fund të kontratës.

Shuma finale nuk është aspak e vogël, është plot 19 milionë euro.

Pra, një shkarkim në aspektin financiar do i konvenonte Sampaolit që aktualisht nuk është i dëshiruar nga tifozët, por edhe lojtarët. /Telegrafi/