“Në anije gjenden 26 dele, 10 dhi dhe kapiteni”: Të gjithë mendojnë se kjo detyrë nuk ka zgjidhje, kurse nxënësit e klasës së 5 duhet ta zgjedhin (Foto)

E publikuar: 02/02/2018 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nxënësit e klasës së pestë të një shkolle në Nanchong në provincën kineze Sechuan, obligohen të përfundojnë “një mision të pamundur”.

“Nëse në anije gjenden 26 dele, 10 dhi, sa vjet i ka kapiteni i anijes?”, thuhet në detyrën që është shpërndarë në masë të madhe në rrjetet sociale, transmeton Telegrafi.

Fotografitë e testit janë publikuar në portalin kinez The Paper. Dhe natyrisht se nuk nevojitet shumë mund për ta kuptuar se është e pamundur të zgjidhet detyra, por kjo nuk i ka ndalur nxënësit por edhe përdoruesit e rrjeteve sociale, që disi të gjejnë një lloj përgjigje.

“Kapiteni i ka 36 vjet. Duket u bazuar në numrin total të kafshëve, ai mund të ketë aq vjet”, ka shkruar një nxënës.

Shokët e tjerë të tij janë munduar të japin përgjigje tjera logjike. “Kapiteni do të duhej t’i kishte mbi 18 vjet, pasi që adoleshentët nuk lejohen të vozitin anijen”.

Menaxhmenti i kësaj shkolle është kritikuar shumë pas publikimit të kësaj detyre. Shumë konsiderojnë se ajo nuk ka kurrfarë lidhje me matematikën, dhe kështu menaxhmenti menjëherë është kundërpërgjigjur.

“Qëllimi i arsimit nuk nënkupton që nxënësit patjetër duhet të kenë pyetje me përgjigje të saktë. Qëllimi ynë që ata të përdorin imagjinatën dhe logjikën, që tregon se çfarë karakteri kanë ata. Një pyetje që mund të ketë shumë përgjigje është një pyetje e mirë”, kanë deklaruar menaxhmenti i shkollës. /Telegrafi/