Në Angli, të infektuar nga koronavirus, vdes nëna në banesë, ndërsa djali është duke luftuar

E publikuar: 02/04/2020 17:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një nënë ka vdekur derisa ishte në gjumë në shtëpi pasi kishte simptoma të coronavirusit – dhe sot djali i saj më i vogël po lufton për jetën e tij në spital pasi u ekspozua.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Linda Tuppen, nga Greater Manchester – Angli, u gjet e pajetë nga djali i saj i madh Rob, 28 vjeç, të shtunën e kaluar – pesë ditë pasi filloi të ndjehej keq.

Siç bëhet e ditur, 66-vjeçarja ishte kujdesur për djalin e saj Rob, i cili kontraktoi coronavirusin pasi u kthye nga Krakow në fillim të muajit, përpara se të sëmuret vetë.

Linda Tuppen, 66 vjeç, nga Astley Bridge, Manchester, ndërroi jetë në mënyrë tragjike vetëm disa ditë pasi u ankua për simptoma të coronavirusit

Djali më i vogël i Linda, James, 23 vjeç, u pranua në spital me coronavirus të dielën, ku ai është ende duke luftuar me virusin.

Linda filloi të ankohej për një infeksion në gjoks më 23 mars dhe simptomat e saj u përshkallëzuan deri në dhimbje në sinuset e saj, duke bërë që ajo të qëndrojë në shtratin saj tërë ditën të enjten dhe të premten.

Djali i saj, inxhinier softuerësh Rob, nga Bolton, ishte aq i shqetësuar për nënën e tij sa që telefonoi urgjencën.

Linda, një mësuese e ish-infermiere shumë e dashur, nuk pranoi të fliste me ta dhe tha që ajo thjesht dëshironte të flinte.

Por, në mënyrë tragjike, kur ai shkoi ta kontrollonte atë mëngjesin tjetër zbuloi se ajo kishte ndërruar jetë.