Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

17.06.2020 22:27
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

Një prej bashkëthemeluesve të Kartelit famëkeq të Medelinit, bashkë me Pablo Escobar, është ekstraduar në Gjermani pasi kaloi 30 vite në burg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Carlos Lehder Rivas, i cili ishte ndër të parët që trafikoi kokainë nga Kolumbia drejt Shteteve të Bashkuara në vitet 1970-1980, mbërriti në Frankfurt të martën dhe iu dorëzua autoriteteve gjermane, raporton “Der Spiegel”.

70-vjeçari, i cili ka nënshtetësi kolumbiane dhe gjermane, ishte dënuar nga një Gjykatë amerikane me 134 vite burg në vitin 1987, por më vonë bashkëpunoi me autoritetet dhe kaloi në programin e mbrojtjes së dëshmitarëve. Dhe duke qenë se është dënuar një herë në SHBA, nuk do të gjykohet më për të njëjtat krime në Gjermani.

“Der Spiegel” shkruan gjithashtu se Lehder, i cili nuk e ka fshehur kurrë admirimin e tij për Hitlerin, do të jetojë i ndihmuar nga një grup bamirësie në Gjemani.

I lindur në Armenia të Kolumbisë, nga një baba gjerman dhe një nënë kolumbiane në vitin 1949, Lehder kaloi pjesën më të madhe të fëmijërisë në shtetin amerikano-jugor, para se të shkonte në Nju Jork në moshën 15-vjeçare kur prindërit e tij u ndanë.

Sipas asaj që është raportuar në mediat kolumbiane, në SHBA ai u përfshi në botën e krimit, i dënuar për herë të parë në vitin 1973 për vjedhje makine. Në burg ai lidhi miqësi me trafikantin e drogës George Jung, të dy nisën rrjetin e trafikut të kokainës në SHBA.

Pasi u arratis për në Kolumbi kur DEA e shpalli në kërkim, Lehder u bë pjesë e Kartelit të Medelinit dhe operacioneve të Pablo Escobar. Në vitin 1987 bosi i drogës e spiunoi tek autoritetet kolumbiane dhe ai u arrestua, për t’u ekstraduar më pas në SHBA.

Raportohet se Lehder është sëmurë dhe udhëtimi i tij në Gjermani mendohet të jetë i fundit në jetën e tij.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

Në Amerikë, del nga burgu ortaku i Pablo Escobarit

Më 27 qershor, Kosova e Serbia do të diskutojnë për marrëveshje të tipit mini-Schengen

Më 27 qershor, Kosova e Serbia do të diskutojnë për marrëveshje të tipit mini-Schengen

Tensionet Turqi-Francë, NATO thërret takim virtual për sqarime

Tensionet Turqi-Francë, NATO thërret takim virtual për sqarime

Pse burrat i adhurojnë gratë me forma të theksuara?

Pse burrat i adhurojnë gratë me forma të theksuara?

Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Vëllai i Floyd kërkon që OKB-ja të hetojë racizmin dhe dhunën e policisë në SHBA

Finalja e parë e arritur, Armend Dallku në vitin e parë si trajner

Finalja e parë e arritur, Armend Dallku në vitin e parë si trajner

AGK mirëpret reagimin e Prokurorisë në rastin e Gazetës Online “Insajderi”

AGK mirëpret reagimin e Prokurorisë në rastin e Gazetës Online “Insajderi”

Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

Jakup Krasniqi: Qeveria “Hoti” jo e qëndrueshme

IPhone që regjistron automatikisht ndërveprimin tuaj me policinë, nëse jeni ndaluar diku në rrugë

IPhone që regjistron automatikisht ndërveprimin tuaj me policinë, nëse jeni ndaluar diku në rrugë

OBSH në Kosovë: Fare nuk është dashur masat të ndërpriten

OBSH në Kosovë: Fare nuk është dashur masat të ndërpriten

Trump ‘dorzan’ i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Trump ‘dorzan’ i marrëveshjes në Shtëpinë e Bardhë

Reagime të shumta ndaj deputetit francez, portretizoi si “me banda të armatosura e kallashnikovë rrugët e Kosovës”

Reagime të shumta ndaj deputetit francez, portretizoi si “me banda të armatosura e kallashnikovë rrugët e Kosovës”

Sot edhe 77 raste me COVID-19 në Kosovë

Sot edhe 77 raste me COVID-19 në Kosovë

Kryeministri me ministren e Financave: Drejt programit të rimëkëmbjes ekonomike kemi bërë veprimin kryesor

Kryeministri me ministren e Financave: Drejt programit të rimëkëmbjes ekonomike kemi bërë veprimin kryesor

Hashim Thaçi: Të arrihet marrëveshja me 27 qershor

Hashim Thaçi: Të arrihet marrëveshja me 27 qershor

Fejzullahu paralajmëron albumin me shtatë këngë

Fejzullahu paralajmëron albumin me shtatë këngë