Në 16 e 30 zyrtarizohet lajmi për vizat, aty do të jetë presidenti Hashim Thaçi

E publikuar: 18/07/2018 13:10
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komisioneri i BE-së për Çështje të Brendshme Dimitris Avramopoulos ka paralajmëruar sot një konferencë për media në orën 16 e 30. Përkrah tij, do të jetë edhe Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi.
Në këtë ngjarje pritet të jepet lajmi që Kosova ka përmbushur kushtet e mbetura për liberalizimin e vizave.

Siç dihet, në Bruksel, kanë udhëtuar edhe Kryeparlamentari Veseli, Kryeministri Haradinaj, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm Pacolli dhe Zëvendëskryeministri Gashi. Komisioni Evropian do ta transmetoj LIVE konferencën e Thaçit dhe Avramopoulosit. /Lajmi.net/