“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

21.01.2020 17:36
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
“Ndryshoni Antishpifjen”, KE i kërkon qeverisë të fusë në ligj të gjitha rekomandimet

Komisioni Europian ka kërkuar që parlamenti të ndryshojë paketën “Antishpifje”. Zëdhënësja e KE-së, Ana Pisonero theksoi sot se mazhoranca duhet të shfrytëzojë dekretet e Presidentit për të ndryshuar ligjin.

Komisioni Evropian i bën thirrje Parlamentit dhe qeverisë shqiptare të shfrytëzojë mundësinë e kthimit nga Presidenti të paketës “Antishpifje” në Kuvend, për të futur në ligj të gjitha rekomandimet e Këshillit të Evropës

“Ju e dini shumë mirë se BE ka mbështetur rekomandimet nga Këshilli i Evropës për rastin e ligjit për median në Shqipëri. Ne pranojmë se shqetësimet dhe rekomandimet janë ende të vlefshme dhe për ne ato duhet të ndreqen. Dhe ne e shohim si një mundësi për të reflektuar ndryshimet faktin që Presidenti i Shqipërisë ia ktheu ligjin Parlamentit. Dhe kjo është diçka për të cilën ne ende kemi shpresë se ata do ta bëjnë”, u shpreh Ana Pisonero, zëdhënëse e Komisionit Evropian, Bruksel.

Zëdhënësja e Komisionerit Evropian për zgjerimin renditi sërish pikat ku nevojiten ndryshime në ligj, që nga promovimi i vetërregullimit, deri tek transparenca e pronësisë së medies në vend.

“Ne mbështesim disa rekomandime të bëra nga Këshilli i Evropës, dhe jo vetëm promovimin e vetërregullimit. Ne mbështesim gjithashtu edhe garantimin e një rishikimi të pavarur gjyqësor të ankesave ndaj mediave dhe ne shpresojmë gjithashtu në përforcimin e transparencës së pronësisë së medias në vend. Pra, në përgjithësi të gjitha rekomandimet që janë bërë nga Këshilli i Evropës ne i mbështesim dhe ato janë gjerësisht në përputhje me çfarë ne presim që një vend aspirant për në BE të ndjekë”, tha znj. Pisonero.

Nëse Parlamenti Shqiptar do të miratojë ligjin aktual pa bërë ndryshimet e kërkuara dhe që bie ndesh me rekomandimet e Këshillit të Evropës dhe qëndrimin e Komisionit Evropian, kjo do të sjellë pasoja për rrugën evropiane të vendit pasi liria e medias është një prej prioriteteve kyçe që duhet respektuar në procesin të integrimit.

Mazhoranca nga ana e saj është e vendosur për të mos ndryshuar ligjet dhe për të rrëzuar dekretet e Presidentit. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së. Taulant Balla në një dalje të mëparshme për mediat ka deklaruar se dekretet do të rrëzohen në seancën plenare më të afërt që është ajo e 30 janarit./Lajmi.net/

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Vuçiq për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet, por jo me rregulloret e Kosovës

Vuçiq për Asociacionin: Gjithçka që është nënshkruar në Bruksel duhet të zbatohet, por jo me rregulloret e Kosovës

Cakaj takon homologun gjerman: Theksuam nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën

Cakaj takon homologun gjerman: Theksuam nevojën e liberalizimit të vizave për Kosovën

Veseli përgjigjet shkurt për arrestimet e urdhëruara nga Gjykata Speciale

Veseli përgjigjet shkurt për arrestimet e urdhëruara nga Gjykata Speciale

Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit

Naim Qelaj merr detyrën si Avokat i Popullit

Zemaj: Nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për menaxhimin e pandemisë

Zemaj: Nuk kam shpenzuar asnjë cent nga arka e shtetit për menaxhimin e pandemisë

“Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit”, FMN: Ruani rezerva për një pandemi më të rëndë

“Ekonomia shqiptare pritet të tkurret në 7.5% këtë vit”, FMN: Ruani rezerva për një pandemi më të rëndë

Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë

Deputeti Etem Arifi dorëzohet në organet e drejtësisë

120 aktakuza brenda 24 orëve në Kosovë

120 aktakuza brenda 24 orëve në Kosovë

Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, bëhet thirrje që të mos protestohet

Hoti thotë se kanë arritur marrëveshje me prodhuesit e qumështit, bëhet thirrje që të mos protestohet

Nesër mbahet seanca e Nasim Haradinajt në Speciale

Nesër mbahet seanca e Nasim Haradinajt në Speciale

Dy shenja të besueshme për të dalluar koronavirusin nga gripi ose ftohja

Dy shenja të besueshme për të dalluar koronavirusin nga gripi ose ftohja

Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare

Mali i Zi miraton ligjin për simbolet kombëtare

Richard Grenell: Administrata Obama injoroi çështjen Kosovë – Serbi

Richard Grenell: Administrata Obama injoroi çështjen Kosovë – Serbi

Haradinaj-Stublla takon ambasadorin e ri zviceran Kolly

Haradinaj-Stublla takon ambasadorin e ri zviceran Kolly

​Nitaj: A ekziston dikush nga Specialja që është përfshirë në skandalin e dosjeve?

​Nitaj: A ekziston dikush nga Specialja që është përfshirë në skandalin e dosjeve?

Cakaj kërkon nga Presidenca gjermane të ndikojë për heqjen e vizave

Cakaj kërkon nga Presidenca gjermane të ndikojë për heqjen e vizave