Ndryshon nga 1 korriku kolaudimi i mjeteve

E publikuar: 01/04/2015 17:16
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Udhëzimi, në fuqi me tri faza, standardet e BE-së për shkarkimin e gazrave të makinave

Qeveria do të shtrëngojë kontrollin teknik të automjeteve, me qëllim nxjerrjen jashtë qarkullimit të makinave të përdorura. Nga data 1 korrik 2015, Ministria e Transporteve fillon zbatimin e planit për aplikimin e normave të Bashkimit Europian për gazrat e lejuara të mjeteve rrugore. Më 11 mars 2010, ish-ministri i Transporteve, i ndjeri Sokol Olldashi, firmosi udhëzimin dhe “Manualin e kontrollit të mjeteve”, që është përpiluar plotësisht sipas Direktivës 2009/40 EC, datë 06.05.2009 “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore me motor dhe rimorkiove”. Por, ky udhëzim nuk është vënë në zbatim plotësisht. Nëse kapitulli për normat e shkarkimit të gazrave nga motori i mjetit do të zbatohej sipas normave, shumica e makinave në qarkullim nuk do ta kalonin testin. Në këtë manual, ministri Haxhinasto bën një ndryshim, me qëllim që të bëhet e mundur vendosja në praktikë e normave të BE-së. Haxhinasto cakton një periudhë njëvjeçare për kalimin gradual drejt këtyre normave.

Normat e BE-së

Sipas udhëzimit të firmosur nga ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, normat e reja do të hyjnë në zbatim në tri faza. Prej 1 korrik deri në 31 dhjetor 2015, sipas këtij udhëzimi, do të fillojë zbatimi i normave të lejuara aktuale zyrtare plus shtesat respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e kontrollit teknik të detyrueshëm. Automjetet që tejkalojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm. Në fazën e dytë, prej 1 janari deri më 31 qershor 2016, do të gjejë zbatim aplikimi i normave të lejuara plus gjysmën e shtesave respektive, të përcaktuara në udhëzim, të nivelit të gazrave në testin e gazrave në kontrollin teknik të detyrueshëm dhe automjetet që nuk plotësojnë këto nivele të elementeve ndotëse nga gazrat, do të marrin rezultat negativ të kontrollit teknik të detyrueshëm. Në fazën e tretë dhe përfundimtare, duke filluar nga 1 korrik 2016, do të aplikohet zbatimi rigoroz i normave të lejuara të elementeve ndotëse nga gazrat e automjeteve në përputhje të plotë me direktivën europiane të vitit 2009, që aplikojnë vendet e BE-së. Pas kësaj date, asnjë automjet nuk do të mundet të kalojë me rezultat pozitiv kontrollin teknik të detyrueshëm nëse ka nivelin e elementeve ndotëse mbi vlerat limit të lejuara e të përcaktuara në direktivat e BE-së. Zbatimi i kësaj norme, sipas Ministrisë së Transporteve, pritet të sjellë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe të menjëhershëm në uljen e ndotjes së ajrit, ku një nga burimet kryesore të ndotjes është cilësuar transporti në rrugë.

Manuali

Sipas udhëzimit, në manualin “Mbi kontrollin teknik të mjeteve rrugore”, ndryshon norma sasiore që përcakton arsyen për dështim, në kontrollin e sistemit të shkarkimit të gazrave të makinave. Kështu, për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 janar 1980 deri më 1 korrik 2008, deri tani nuk e kalon testin kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 2.5 m-1 në rastet e motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 m-1 në rastet e motorëve diezel turbo (të mbiushqyer). Nga data 1 korrik 2015 deri më 31 dhjetor 2015, kjo normë ngrihet me 40%. Ndërsa për mjetet e regjistruara pas 1 korrik 2008, aktualisht nuk kalohet testi kur treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të motorit janë më të larta se 1.5 m-1, por me udhëzimin që hyn në fuqi më 1 korrik 2015, norma e lejuar shtohet me 60%. Normat e lejuara të shkarkimit të gazrave plus shtesën janë të vlefshme për periudhën 1 korrik deri 31 dhjetor 2015. Nga 1 janari deri 30 qershor 2016, normës së BE-së i shtohet vetëm 1/2 përqindjes së aplikuar gjatë gjashtëmujorit paraardhës. Kurse, normat e lejuara të shkarkimit të gazrave sipas Direktivës së BE-së të 2009-s (pa shtesa), janë të vlefshme për periudhën pas 1 korrik 2016. Me pak fjalë, në fazën e parë, normat e BE-së aplikohen me tolerancë 10% deri në 60% më tepër, në fazën e dytë përgjysmohet kjo diferencë dhe në fazën e tretë, nuk ka më tolerim për makinat që nuk kapin standardet e BE-së.

Z.Alushi

 

(Tabela)

Standardet

Gazrat shkarkues – diezel

Arsyet për dështim:

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1980 deri më

1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të

motorit janë më të larta se 2.5 (+40%) m-1 në rastet e

motorëve diezel me aspirim normal dhe 3.0 (+40%) m-1

në rastet e motorëve diezel turbo.

  1. Mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2008

– Treguesit mesatarë të matjeve të gazrave të shkarkimit të

motorit janë më të larta se 1.5 +(60%) m-1.

  1. Gazrat e shkarkimit (mjetet rrugore të regjistruara

para 1 janar 1980)

– Mbetjet që dalin nga sistemi shkarkues kanë ngjyrë të zezë

apo më të errët dhe treguesit mesatarë të matjeve të gazrave

të shkarkimit të motorit janë më të larta se 4.0 (+20%) m-1.

  1. Sistemi i kontrollit të shkarkimit

– Rrjedh, nuk është i plotë apo është instaluar në mënyrë jo

të plotë ose jo të saktë.

  1. Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë (minimo)

– Shpejtësia e motorit në gjendje të lirë nuk është korrekte

(krahasuar me shpejtësinë që përcakton konstruktori, me

një tolerancë +/- 200 rpm).

“Sistemi i shkarkimit – benzinë”

Arsyet për dështim:

  1. Sistemi shkarkues i motorit

– Ka rrjedhje.

  1. Sistemi i kontrollit të emetimit

– Sistemi i kontrollit të emetimit ka rrjedhje, është i paplotë

apo nuk është instaluar në mënyrë korrekte.

  1. Shpejtësia në gjendje të lirë (minimo)

– Dukshëm mbi nivelin e rekomanduar nga konstruktori X.

  1. Emetimi i monoksidit të karbonit

– Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986,

përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 4.5

% (+10%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 tetor 1986 dhe deri

më 31 dhjetor 1993, përmbajtja e monoksidit të karbonit

është më shumë se 3.5 % (+20%) në gjendje të lirë

(minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit është më shumë se 0.5

% (+40%) në gjendje të lirë (minimo).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo

në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më

shumë se 0.3 % (+40%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në gjendje të lirë

(minimo) është më shumë se 0.3 % (+60%).

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 korrik 2002,

përmbajtja e monoksidit të karbonit në 2,500 RPM apo

në shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më

shumë se 0.2 % (+60%).

Hidrokarboni (HC)

  1. 10. Për mjetet rrugore të regjistruara përpara 1 tetor 1986,

përmbajtja e hidrokarbonit në minimo është më shumë se

1,000 (+10%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara nga 1 tetor 1986 deri më

31 dhjetor 1993, përmbajtja e hidrokarbonit në minimo

është më shumë se 750 (+20%) PPM.

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994,

përmbajtja e hidrokarbonit në 2,500 RPM apo në

shpejtësinë e rekomanduar nga konstruktori është më

shumë se 200 (+40%) PPM.

Lambda

  1. Për mjetet rrugore të regjistruara pas 1 janar 1994, vlera

Lambda në shpejtësinë 2,500 RPM ose në shpejtësinë e

rekomanduar nga konstruktori nuk është 1+0.3 (+40% e

0.3) ose është brenda rekomandimeve të konstruktorit të

mjetit rrugor.

Sistemi shkarkues i motorit

  1. Tymrat në sistemin shkarkues të japin të kuptosh që motori

harxhon shumë vaj.

Shënim: Vlerat e udhëzimit plus shtesat në kllapa, janë për periudhën 1 korrik – 31 dhjetor 2015. Nga data 1 janar 2016 deri në 30 qershor 2016 lejohen normat plus 1/2 e shtesës në kllapa, ndërsa nga data 1 korrik 2016, hyjnë në fuqi normat pa shtesat në kllapa.