Ndryshimet politike përmes rinisë

E publikuar: 02/12/2020 17:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkruan: Emrush T. Shkodra

Shoqëria shqiptare në përgjithësi e rinia e saj ne veçanti si duket ka filluar të ngritë pjekurinë demokratike.Mendoj që është përgatitur dhe radhitur që të jetë përkrah shoqërive perëndimore. Kërkesat për liri dhe ndryshim, për një jetë më të dobishme dhe të pasur po i adresojnë në vendin e duhur, te kutitë e votimit. Në bazë të zhvillimeve politike të viteve të fundit shihet që kërkesat e tyre janë gjithnjë e më këmbëngulëse, më të theksuara dhe të panegociushme të cilat nuk varen më vetëm në premtime.

Si zakonisht këtyre proceseve të ndryshimeve po i prinë rinia. Rinia është ajo cila në historitë e ndryshimeve të Kosovës njihet që ishte vazhdimisht promotor i ndryshimeve.

Kryengritja intelektuale dhe profesionale e të rinjve

Faji është i yni normalisht, sepse ka një kohë që të rinjtë po orvatën të na tregojnë përmes shenjave të tyre pakënaqësinë ndaj situatës së krijuar si rrjedhojë e qeverisjeve të njëpasnjëshme, vazhdimisht duke kërkuar që të kthejmë kokën kah ta dhe ti dëgjojmë brengat e tyre!

Rinia po vjen furishëm duke bërë ndryshimin e gjendjes së krijuar ndër vite, dhe ne nuk është që i kemi llogaritur shumë, dhe fakti është që nuk i kemi bërë hesap fare. Është ndërtuar një sistemi punësimi në këtë vend, që e gjitha kalon përmes subjektit politik, pastaj gjithçka funksiononin brenda subjektit politik si: nepotizmi (njohësia, familjarizimi), klientela, detyrimet ndaj financuesve përgjatë fushatave etj.
Sidomos kjo ka ndodhur në partitë që ishin rehatuar me pushtetin që një kohë të gjatë, përgjatë qeverisjeve të tyre që nga paslufta.
Ata jo që janë të ri vetëm në moshë, por ata po sjellin risi edhe në politikë, mentalitet, aftësi profesionale etj. Ata po shpërfaqin një gjendje të mjerueshme të krijuar nga ish qeveritë, ku për pasojë ata dëshirojnë të kalojnë nga një situatë e skëterrshme në diçka reale, duke kërkuar një rrugë më të afërt dhe të shpejt kundrejt vlerave perëndimore dhe Evropiane.

Ata kanë vendosur që të ballafaqohen me të drejtën dhe liritë e tyre këtu duket kërkuar ndryshimin, e jo duke ikur dhe kërkuar një vend punë apo një jetesë më të mirë diku në perëndim.

Kjo është fuqia dhe forca që i duhet vendit tonë!

Ndryshimet që po vijnë nga rinia dhe rezultatet pozitive që vijnë nga ta, nuk janë të djeshme. Këto janë akumuluar me vite të tëra, dhe për një mendësi kjo gjë është kanë e pritur. Sepse ishte mëkat të shihje njerëz profesionist, intelektual të vërtetë dhe të rinj që nuk kishin lidhje partiake e ku nuk mund të punësoheshin hiç askund.

Subjektet që kanë qeverisur përgjatë tërë kohës së pasluftës nuk kanë arritur të kuptojnë mentalitetin e këtyre të rinjve, nuk e kanë ditur apo i kanë neglizhuar kërkesat e tyre, tashmë nuk ka aspak rëndësi.

Procesi për një rini të shëndetshme që po ofron ndryshime ka hy në binar, dhe për rrjedhojë nuk do të ketë forcë me ndal ketë lëvizje.

Dikush e ka menduar që s’do të ketë fund asnjëherë, dhe nëse kihet parasysh fakti që askush nuk është i përhershëm, atëherë besoj që humbjet do të ishin më pak të theksuara, dhe do të vinin më me pak dhimbje.

Ne duhet të mendojmë dhe ti përkujtojmë që ndryshimet në kohëra të ndryshme të ngjarjeve në Kosovë kanë ardhur pikërisht nga rinia, nuk ka ndonjë lëvizje në Kosovë që proceseve nuk i kanë prirë rinia.

Për këtë serish faji kryesor bien ndaj këtyre të sotshmeve. Sepse edhe vet kanë qenë të rijnë, dhe vet ju kanë prirë procese të reja për ndryshimin e gjendjes dhe jetës së tyre në kohëra edhe më të vështira.
E pse kanë stagnuar në ndalimin e zgjerimit të proceseve që kanë të bëjnë me rininë, është për tu studiuar, sepse do ti takojnë historisë jo fort të lavdishme.

Lakmia për qëndruar në pushtet
Edhe pse mund të mendohet që lakmia për pushtet, keqpërdorimet dhe shfrytëzimi i pushtetit për të mirat e tyre individuale, familjare dhe klanore ka bërë që të lidhen fortë për ulëset dhe pozitat e tyre nëpër institucione të shtetit, duke mos qarë kokën asnjëherë për një moshë e cila ka bërë 20-30 vite pas luftës.

Të gjitha subjektet tashmë i kanë hapur vesh e sy. Dikur në rreshtat e tyre kishin futur njerëz të rijnë sa për numër, duke mos ju lënë asnjë hapësirë të mundshme depërtimi në zhvillimin e intelektit të tyre.
Subjektet politike po vazhdojnë që në ombrellën e tyre të kenë njerëz të moshuar dhe të ardhur nga sistemet e kaluara të ish Jugosllavisë. Njerëz të luftës dhe të pasluftës të cilët kanë qeverisur herë vet, e herë njëri me tjetrin. Por tashmë kanë arritur majat një gjeneratë e re, që sinqerisht ishte dashur lëshuar rrugën më herët, dhe për rrjedhojë është dashur të dihet që nuk mund të mbahesh përgjithmonë në front dhe përballje me kohën.

Nuk mund ti ndalosh vitet

Askush nuk ka mundur të ndalojë kohën, e askush nuk do të mund të ndalojë as në të ardhmen. E ardhmja është e rinisë dhe proceseve të reja që do të ndikojnë në ndryshim e sigurt të gjendjes së krijuar në Kosovë në favor të së mirës, një vend ku do të mund të jetosh i lirë dhe i pavarur!

Koha dhe akrepat e saj nuk kanë mundur të ndalen kurrë, e as tash nuk do të mund ti ndal njeri apo subjekt politik.
Kjo tregon që ata që tentojnë të arrijnë ketë, do të mbahen mend për mbajtjen peng të zhvillimit të vendit, dhe ata do të pësojnë humbje dhe këtë do ta përjetojnë sa janë në pushtet akoma.
Tretja e tyre do të ngelet në analet e historisë e cila do të rishikojë rreshtat e saj në të ardhmen.

Ata që e kanë kuptuar ketë më herët nuk janë të befasuar me këto ndryshime që po vijnë, përkundrazi do të duhej të ishin të entuziazmuar që ka një forcë që dëshiron dhe ngulmon në ndryshimin dhe plotësimin e mangësive të krijuara ndër vite në Kosovë.
Sepse ndryshimet që po vijnë me kaq vrull, nuk vijnë si pasojë e mirë qeverisjes dhe mirëqenies sociale dhe ekonomike, por vijnë si pasojë e keqqeverisjes dhe humbjes së shpresës për një të ardhme në këtë vend.

Orvatja për të mbrojtur gjendjen e krijuar dhe mbajtjen dhe qëndrimin më çdo kusht në pushtet, do të dërgojë të gjitha forcat politike të cilat kanë qeverisur në një anë, dhe e vetme në tjetrën anë forcat e përbëra nga rinia dhe pakënaqësia e tyre e akumuluar ndër vite.
Dhe fitorja do të jetë e këtyre të rinjve që janë të vetëm dhe pa partner politik, por do të jenë në shpirtin e popullit dhe qytetarëve të saj.

Ballafaqimi me të kaluarën është shpresë për të ardhmen, edhe pse tashmë është vonë edhe nëse e kanë kuptuar këtë gjë!

Prandaj i lirë mund të cilësohet vetëm ai që mund të jeton pa gënjeshtra.

Për: infosot.com