Ndryshim i lehtë euros dhe dollarit në këmbimin me lekun

E publikuar: 29/10/2019 17:11
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në tregun e këmbimit valutor vendas, të martën e kësaj jave dollari amerikan dhe euro kanë ndryshuar lehtë në raport me lekun, krahasuar me një ditë më parë.

Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, monedha europiane këmbehet sot me 0.04 lekë më pak se në fillimjavë, në kuotën e 123.28 lekëve, dhe monedha e gjelbër amerikane këmbehet me 111.23 lekë, ose 0.06 lekë më shumë.

Ndryshimet në tregun valutor janë brenda pritshmërisë të Bankës së Shqipërisë dhe sipas aktorëve të tregut, kërkesë oferta dikton ecurinë e ndryshimeve krahas lëvizjeve në bursat ndërkombëtare.

Monedha kryesore Lekë për njësi të monedhës së huaj

Dollar amerikan USD 111.23 +0.06

Euro EUR 123.28 -0.04

Poundi Britanik GBP 142.81 +0.17

Franga Zvicerane CHF 111.72 0.00