Ndrron jetë babai i dëshmorit Nuhi Berisha

E publikuar: 28/06/2017 09:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot ka ndërruar jetë Rexhep Berisha babai i dëshmorit Nuhi Berisha.

Këtë lajm të hidhur për familjën Berisha e ka shprënda në Facebook Ahmet Isufi.

Ja Postimi i plotë në Facebook:

Lamtumirë baca REXHË!

Në mëngjesin e sotëm ndrroi jetë Rexhep Berisha babai i dëshmorit Nuhi Berisha. Me këtë rast Kuvendi Komunal i Gjilanit ka njoftuar se do mbajë mbledhje komemorative e cila do mbahet në sallën e Teatrit të Qytetit, të mërkurën (sot), më 28.06.2017, nga ora 11:00.

Me dhembje dhe pikëllim njoftohen të gjitha shoqet, shokët e miqtë e dashamirët se, sot më 28 qershor 2017, në orët e hershme të mëngjesit ka vdekur plaku i kujtesës historike dhe i dhembjes e krenarisë shekullore, Baca Rexhep Berisha, babai i Heroit të Kombit Nuhi Berisha.

Varrimi i të ndjerit bëhet të Premten, më 30 qershor 2017, në orën 16.30 h, me ceremoninë fetare të Ikindisë, në varrezat e Qytetit në Gjilan, ndërsa Mbledhja Komemorative mbahet po ashtu të Premten, më 30 qershor 2017, në sallën e Teatrit të Qytetit në Gjilan.

Nuhi Berisha s’bashku me shukun dhe bashkëveprimtarin e tij Rexhep Mala ranë heroikisht gjatë përleshjes me forcat policore serbe në Kodrën e Trimave në Prishtinë.Ndërmjet 11 e 12 janarit të vitit 1984.