Ndërron jetë veprimtari i çështjes kombëtare Nazmi Llapashtica – Lalia

E publikuar: 28/10/2018 06:57
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbrëm ka ndërruar jetë në moshen 71 vjeçare veprimtari i çështjes kombëtare dhe ish i burgosuri politik, Nazmi Llapashtica – Lalia.

Nazmi Llapashtica ka lindur në fshatin Dyz të Podujevës më 02.11.1947. Llapashtica i takon gjeneratës së të burgosurve të viteve të 80-ta, të cilët ishin dënuar nga regjimi jugosllav për veprimtarinë e tyre kombëtare.

Llapashtica, ishte bashkëveprimtar i ngushtë me Adem Demaçin, Ahmet Haxhiun, Xheladin Rekaliun dhe gjithë ata që kishin qëllim lirinë e shqiptarëve, transmeton infosot.com.

Cermonia e varrimit bëhet sot në fshatin Dyz më 28.10.2018 ora 14 h, e dielë. Në varrezat e familjës Llapashtica.

Lajmin për vdekjen e veprimtarit Llapashtica, për Infosot e ka bërë e djali i veprimtarit, Bedri Llapashtica.