Ndrroi jetë miku i madh i Kosovës, Rupert Neudeck

E publikuar: 31/05/2016 14:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ka ndërruar jetë sot në moshën 77 vjeçare Rupert Neudeck, një mik i madh i Kosovës.

Neudeck para se të angazhohej për ndërtimin e Kosovës së shkatërruar pas luftës, qe bërë i njohur në vitet e shtatëdhjeta me themelimin e organizatës së njohur humanitare “Cap Anamur”.

Njëra nga deklaratat e tij të fundit për Kosovën është: “Shteti është në duart e politikanëve të papërgjegjshëm dhe djallëzisht të korruptuar, që gjithmonë mendojnë për të mirën e tyre – dhe jo për atë të qytetarëve. Më shumë, politikanët janë nganjëherë thjesht kriminelë”.