Ndriçimi në Rrugë pa Kthim

E publikuar: 07/07/2015 19:40
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Islam Krasniq
Bukuria e jetës nuk varet nga fakti së sa i lumtur jam, por se sa të lumtur mund të jenë të tjerët me prezencën time, duhet të ndalëm dhe ti vëmë gishtin kokës dhe të mendojmë së çfarë po bëjmë për të tejkaluar ketë gjendje, cili është prioriteti që duhët të merrët parasysh. Shteti me politika tejet antiekonomike e ka ngulfatur zhvilimin e ka rritur varfërin, dhe me parime jo mirë të studiuara e ka randuar edhe me shumë peshën e mjerimit në kurriz të masave të gjera popullore.

Në ketë vend të varfër gjithçka është errësirë, asgjë nuk funksionon ashtu siç duhet, shpresat vdesin çdo ditë nga pak, na ka mbetur në gojë fjala, fjala presimi ditë me të mira, por në realitet po ndodhë vetëm e kundërta. Jemi lodhur nga këto pritje të stërzgjatura, nga kjo demokraci e brishtë, nga kjo kleptokraci e cila po e shkatërron vendin, ku rinin i ka bërë shumë pasive, fuqinë punëtore i ka len në pushim, arsimit ja ka humbur vlerën etj.

Qeveria e Kosovës e ka humbur fuqinë që të bëjë ndryshime, institucionet janë mbushur me njerëz të kohës së Titos apo njerëz të sistemit komunist, të cilët janë të shpenzuar dhe nuk mund të sjellin rezultate as nuk kanë sjellë ndonjë herë, por kanë qenë njerëz të ngushëm për pushtetet aktuale dhe kanë punuar ashtu si ju ka përshtatur atyre.

Misionet ndërkombëtare në Kosovë, përkatësisht UNMIK-u ju hapi dyert udbashave, dhe i kthyen po në vendin e njëjtë të punës ku kanë punuar gjatë regjimit të milloshoviqit edhe me herët dhe EULEX-i i mbanë po të njëjtit që kanë ushtruar dhunë gjatë regjimit famëkeq ndajë popullit shqiptar, ku sot ushtrojnë funksione si prokuror, gjyqtar ku edhe janë nëpër vende kyçe, me përgjegjësi madhore dhe nuk sjellin rezultate, as nuk kryen punët me nderë, pak nga frika e së kaluarës, por edhe pak së janë njerëz të shitur, ku ju përshtatën çdo sistemit qeverisës.
Problemi qëndron së Qeveria e Kosovës që prej mbarimit të luftës miliona euro ka shpenzuar për ti trajnuar punonjësit e saj, për ti avancuar në sistemin demokratike, me teknologjinë bashkëkohore, me ligje demokratike të Bashkimit Evropian, gjegjësisht punonjësit e ministrive, gjykatave, administratës, arsimit etj etj, por e kotë sepse ka dështuar dhe nuk kanë sjellën asnjë rezultat, se këta njerëz janë shpenzuar, nuk mund ti dhenë asnjë kontribut. Fakti qëndron se kemi bërë hapa të gabuar në ketë rrugëtim sepse njerëzit e arsimuar të përgatitur, të kualifikuar i kemi lenë opsaid dhe kemi vazhduar rrugëtimin pas njerëzve që janë të shpenzuar, me një të kaluar të erret që nuk mund të shohin me larg se vetja e tyre.

Është koha që ata të shkojnë për t’ia lenë vendin njerëzve të rinj dhe të arsimuar, të mençur dhe të ndershëm, të ndritshëm dhe të suksesshëm, sepse kjo elitë e liderëve është shpenzuar nuk ka ide me shumë për ta quar vendin përpara, për ta nxjerr nga kolapsi që vetë e kanë futur.
Një gjë që na rendon me shumë është së populli nuk mund të bëjë përzgjedhjen e njerëzve më të mirë që t’ia besojë timonin e shtetit, por mundohet të zgjedhë me të mirin prej të kqive, sepse ende ky popull është në gjumë dhe jetojnë me ëndrra, që mashtrohen pas premtimeve dhe njerëzit e ndershëm nuk mund të vinë në pushtet në mënyrë legjitime.
Zoti në Librin e ti të shenjtë :”Kuranin famë lartë” thotë:”Zoti nuk e ndryshon gjendjen e një populli, derisa ata të ndryshojnë gjendjen e tyre.” !..