Ndriçimi më misterioz që u pa ndonjëherë në qiell (Video)

E publikuar: 24/12/2017 23:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Mbi qiellin e Kalifornisë së Shteteve të Bashkuara, janë parë gjatë natës dritat më misterioze që janë shfaqur ndonjëherë.

Objekti i shndritshëm ka krijuar një aureolë, ndërsa pas i shkonte një trajektore e gjatë derisa nuk u zhduk në errësirë, transmeton Telegrafi.

Shumica e shikuesve, kanë thënë se kjo ka të bëjë me diçka jashtëtokësore.

“Nuk mund të shmanget mundësia, se është jashtë planetit tonë. Kësaj mund t’i thuhet lirisht vizitë nga jashtë”, ka qenë një komenti.

Derisa shkencëtarët janë duke bërë hulumtime, ende nuk arritën të gjejnë burimin e fenomenit dhe mënyrën se si u realizua. /Telegrafi/