Ndotja e ajrit poaq e rrezikshme sa duhanpirja për abortet e pavullnetshme

E publikuar: 12/01/2019 14:17
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Tashmë dihet që ajri i ndotur e dëmton fetusin duke e rritur rrezikun për lindje të parakohshme dhe peshë të ulët të foshnjave. Në një studim tjetër është zbuluar se shenja të ndotjes janë vërejtur edhe në placentë. Efekti afatgjatë i ekspozimit në ajër të ndotur për rrezikun e aborteve të pavullnetshme është studiuar edhe më parë. Disa hulumtime në Brazil, Itali e Mongoli kanë gjetur lidhje mes ndotjes së ajrit dhe abortit.

Sidoqoftë, studimi i fundit është dëshmia e parë për vlerësim të ndikimit afatshkurër të ekspozimit në ajër të ndotur. Sipas këtij studimi, rritja e sasisë së dioksidit të azotit, që është dukuri e përhapur në tërë botën, e rrit rrezikun për dështim të shtatzanisë për 16 për qind.

Dioksidi i azotit lirohet përmes djegies së karburanteve, veçanërisht gjatë punës së motorëve me naftë. Ky studim është publikuar në revistën “Fertiliteti dhe Steriliteti” dhe është kryer në Salt Lake City të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Mekanizmi përmes së cilit dëmtohet fetusi nuk është përcaktuar, por besohet se kjo bëhet përmes ndotësve që shkaktojnë shtypje oksiduese dhe inflamacion, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.