“Ndoshta vetë e ke gjuajtur bombën për të akuzuar VV-në” / Përplasen ashpër Shala dhe Kadaj-Bujupi

E publikuar: 22/06/2021 21:00
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Donika Kadaj Bujupi ka debatuar me zëvendësdrejtorin e RTK-së, Mentor Shala. Shkak i debatit ishte një koment i Shalës i cili tha se klimën acaruese politike në VV e ka sjellë VV-ja.

“Është krijuar një lloj klime e acaruar politike. Nuk po e akuzoj VV-në. Nuk e di kush e ka gjuajtur. Por këtë klimë e ka krijuar VV. Nuk është bash e lehtë. Kush e ka gjuajtur bombën e gjen Policia”, ka thënë Shala.

E këtu ndërhyri Kadaj Bujupi e cila tha se Shala po e luan rolin e Gjykatësit në këtë temë dhe se nuk mund të paragjykojë se kush ka sulmuar sallën e Kuvendit në vitin 2017.

“Nuk jeni as gjyqtar as prokuror që të jepni fjalën e fundit. kush e hodhi bombën. Ndoshta vet e ke gjujtar bombën për të akuzuar VV-në. A po kupton. Je duke folur fjala ime kundër tëndes. Edhe unë mundem të them e keni gjuajtur ju, keni dashur ta kallni dhe keni gjuajtur vetë. Mos paragjyko, t’ia lëmë prokurorisë”, tha ajo.

Këtu ndërhyri përsëri Shala i cili tha se nuk e përmendi asnjëherë VV-në si fajtore për sulmin ndaj Kuvendit, por tha se klimën acaruese e kishin sjellë ata.

“Cka thashë unë. Nuk është akuzë, është e vërtetë. Këtë klimë e ka krijuar VV. Me të thënë kriminelë. Me thënë atij duhet me ja vra djalin apo vajzën. Cka është gjuha linçuese sipas teje. Nuk mendoj se e ka bërë VV. Por këtë klimë e kanë sjellë ata. A je duke e dëgjuar veten. Unë vetë kam apsur debate me ty në Kuvend disa herë. Po ke dëshirë të bësh show”, tha ai. /Express/