Ndoshta pritjet janë të tepërta për Liverpoolin – thotë Wijnaldum

E publikuar: 15/09/2018 08:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Georginio Wijnaldum beson se Liveprooli ka rrugë të gjatë për të zënë Manchester Cityn përkundër faktit se pritjet janë të mëdha pas transferimeve të Alisson, Naby Keita dhe Fabinhos.

Liverpooli përfundoi 25 pikë prapa Cityt sezonin e kaluar por ka fituar të gjitha katër ndeshjet për të startuar sezonin në formë të shkëlqyer.

Liverpooli siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve pasi arriti finalen ku dështoi pas gabimeve të Karius, e këtë sezon sipas Ëijnaldum ndoshta pritjet janë të tepruara për The Reds.

“Ndoshta po pritet tepër. Ne nuk kemi qenë në garë me Cityn sezonin e kaluar. Kur je 25 pikë prapa, nuk është konkurrim ajo”.

“Por, gjithë ajo që mund të them si lojtar është që kur një lojtar si Van Dijk nënshkruan dhe vjen në zhveshtore, ndjeni se diçka e mirë po ndodh”.

“Ne po bëjmë më të mirën që mundemim. Ne duhet që të bëjmë gjërat e duhura për të arritur në pozitën më të mirë, që të kemi mundësi të shkojmë larg. Por, të shikojmë tash shumë larg është gabim”, u shpreh Wijnaldum.

Liverpooli i ka të gjitha fitore këtë sezon në Ligën Premier.

/Telegrafi/