Ndoj objektiv i Bolognës për afatin kalimtar të janarit

E publikuar: 14/10/2017 09:45
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Emanuele Ndoji ishte një prej risive të listës së trajnerit Christian Panucci në grumbullimin e fundit.

Mesfushori i Brescias u ftua nga Kombëtarja U-21 në përfaqësuesen e madhe.

Megjithëse mesfushori nuk pati mundësi që të zbriste asnjë minutë në fushën e lojës gjatë këtyre dy ndeshjeve përballë skuadrave kampione bote, në adresë të tij ka nisur interesimi nga skuadrat e Serisë A.

Sipas mediave italiane, Bolonja ka intensifikuar kërkimet dhe interesimin rreth shqiptarit, për të tentuar afrimin e tij në Serinë A që në merkaton e janarit.

Mesfushori është një ndër lojtarët titullarë të Brescias në Serinë B, ndonëse është ende i ri në moshë.