Ndodh për herë të parë: Britania siguron lejen për krijimin e bebeve nga ADN e 3 personave!

E publikuar: 17/03/2017 23:25
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shkencëtarët e universiteti britanik të “ Newcastle” kanë marrë lejen për të krijuar bebe nga ADN e tre personave për parandalimin e kalimit të sëmundjeve fatale gjenetike nga nëna te fëmiu.

Është hera e parë që qeveria britanike garanton një leje te tillë, shkruan “The Telegraph”.

Leja zyrtare u sigurua të enjten nga autoritetet përgjegjëse kombëtare, sipas njoftimit të Universitetit.

“Ne e kemi gjet një mënyrë për të shkatërrar sëmundjen “metokondria”…..kjo është dita më e rëndësishme për pacientët”, tha Doug Turnbull, drejtori i kërkimeve t’Universitetit.

Universiteti shtoi se synon trajtimin e deri 25 pacientëve në vit.