Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

10.08.2018 17:22
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo
Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

Shpeshherë në rrugët e vendit kemi parë efektivë policie me uniforma të konsumuara dhe aspak serioze. Për këtë arsye në fillim të prillit Ministria e Brendshme shpalli tenderin me procedurë të hapur për “Blerje konfeksione (veshje) për uniformën verore për Policinë e Shtetit”, me fond limit rreth 190 milionë lekë.
Disa operatorë ekonomikë u ankuan për kushtet e tenderit , pasi kishte dyshime për favorizim të subjekteve të caktuara. Specifikimi ishte lëvrimi i uniformave 45 ditë nga lidhja e kontratës, një kohë e pamjaftuaeshme kjo sipas operatorëve që u ankuan, për të prodhuar mijëra uniformave.
Sipas dokumentaconit në Agjensinë e Prokurimit Publik, kushtet e tenderit u modifikuan duke e çuar në 60 ditë afatin e dorëzimit të uniformave si dhe u shty disa ditë afati i dorëzimit të ofertave për pjesmarrje në tender.

Në fillim të qershorit u shpall fitues bashkimi i disa operatorëve që ishin paraqitur me ofertën më të favorshme ekonomike, por vonesat po i vuajnë efektivët e policisë. Këta të fundit ishte parashikuar të pajiseshin me uniformat verore në muajin korrik, por sipas kotratës, veshjet do t’i marrin në mes të gushtit.

Disa efektivë që dëshirojnë të mbeten në kushtet e anonimatit, i thanë Top-Channel se janë detyruar të blejnë vetë uniformat verore. Po ashtu edhe këpucët për uniformën verore, për të cilat është zhvilluar një tender tjetër, me vlerë rreth 57 milionë lekë, ende nuk i janë dorëzuar efektivëve të Policisë së Shtetit.

Tenderat për uniformat e policisë kanë qenë gjithnjë problematikë. Në 2016-ën Policia e Shtetit ndërpreu kontratën me një kompani për prodhime të dobta dhe e kallzoi penalisht ndërsa në 2017-ën u anulua një tjetër tender me vlerë 1.2 miliardë lekë.

Komentet

Komente

Sqarim: Ndalohen fyerjet dhe përdorimi i gjuhës ofenduese. INFOSOT mban të drejtën e publikimit ose jo të një komenti të caktuar. Përmbajtja e komenteve nuk pasqyron, qëndrim editorial të redaksisë së portalit INFOSOT. Ju faleminderit për mirëkuptimin!


Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

Ndodh në Shqipëri: Uniformat e verës, vijnë në dimër, policët detyrohen t’i blejnë vetë

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që kërkojnë të ardhmen në Perëndim

Shqiptarët nga Lugina e Preshevës që kërkojnë të ardhmen në Perëndim

Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

Nga një muaj paraburgim tre personave që tentuan të vrasin njërin në Kamenicë

MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

MKRS me plan për parandalimin e dhunës në sport

Albin Kurti: Kosova të marrë shembull nga Kanadaja

Albin Kurti: Kosova të marrë shembull nga Kanadaja

Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm, MPJ e dënon rastin

Sulmohet Ambasada e Kosovës në Stockholm, MPJ e dënon rastin

50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

50 mijë euro për pastrimin e Lepencit nga azbesti

10 orë pritje në Merdare!

10 orë pritje në Merdare!

Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Komisioni Evropian: Zgjidhja duhet të jetë realiste dhe e mundshme

Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore

Ministrja Hoxha priti në takim ambasadorin e Kanadasë në Kroaci, thotë se këto dy vende kanë miqësi shembullore

Delawie: Partneriteti SHBA- Kosovë është i thellë, nuk do të ndryshojë asnjëherë

Delawie: Partneriteti SHBA- Kosovë është i thellë, nuk do të ndryshojë asnjëherë

Mbledhja e TVSH-së brenda vendit – përparësi për bizneset

Mbledhja e TVSH-së brenda vendit – përparësi për bizneset

Jahjaga: Edhe sa jetë duhe të të shuhen që institucionet të reagojnë

Jahjaga: Edhe sa jetë duhe të të shuhen që institucionet të reagojnë

Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

Me 21 inspektorë, MASHT-i do ta vlerësojë performancën e rreth 23 mijë mësimdhënësve

Thaçi dekreton për gjyqtar të Kushtetueses të kërkuarin nga INTERPOL-i

Thaçi dekreton për gjyqtar të Kushtetueses të kërkuarin nga INTERPOL-i

Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta

Sejdiu: Thaçi po përdor Luginën për aventura të veta