Ndodh edhe kjo, erërat e forta bëjnë që uji në një ujëvarë në Angli të ngritet lart (Video)

E publikuar: 20/09/2018 05:28
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një ngjarje e pazakontë është filmuar në qytetin Cumbria të Anglisë, ku erërat e forta kanë bërë që uji i një ujëvare të ngritet lart derisa në qiell shihej ylberi.

Kjo skenë është filmuar nga një kalimtar rasti, që mbeti i habitur kur pa ujin duke “fluturuar” lart nga erërat e forta që frynin me shpejtësi prej 120 kilometra në orë, transmeton Telegrafi.

Në vend se uji të binte poshtë, ai ngritej lart dhe kjo e bënte edhe më interesant për të gjithë kalimtarët e rastit që shikonin të habitur.

Një gjë e tillë raportohet se më herët nuk është parë duke ndodhur në këtë ujëvarë që konsiderohet si atraksion turistik. /Telegrafi/