Ndodh e pritshmja: LDK pikë e pesë në zgjedhje, Veliu kundër Mustafës

E publikuar: 02/08/2019 14:33
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Lidhja Demokratike e Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës së Kryesisë së partisë.

Të tilla takime janë thirrur shpesh kohëve të fundit në prag të mbajtjes së Kuvendit Zgjedhor, nesër më 3 gusht, shkruan lajmi.net.

Qëllimi kryesor i këtyre takimeve ishte gjetja e një kandidati konsensual, të pranueshëm për të gjithë delegatët e LDK-së.

Burimet e lajmi.net brenda LDK-së kanë treguar se në mbledhjen e sotme është arritur konsensus i shumicës që Isa Mustafa të jetë kandidat për kryetar.

Të njëjtat burime thonë se të gjithë e kanë pranuar një zgjedhje të tillë, me përjashtim të nënkryetarit të partisë, njëherit edhe kryetarit të Podujevës, Agim Veliu.

Gjithmonë sipas burimeve, Veliu është i bindur që mund t’i fitojë zgjedhjet për të udhëhequr me LDK-në, dhe në këtë formë ta rrëzojë nga froni kryetarin aktual, Isa Mustafën.

Një gjë të tillë, Veliu e la të kuptohet edhe pas mbledhjes së kryesisë me një deklaratë të tijën.

Ai tha se secili brenda LDK-së ka të drejtë dhe mund të kandidojë për të parin e partisë.