Ndikimi në zemër i “zemërplasjes”

E publikuar: 21/02/2018 21:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ajo është një gjendje shëndetësore që zyrtarisht njihet si kardiomiopatis Takotsubo.

Thuhet se ajo shkaktohet nga stresi akut që e bën zemrën më pas të dobësohet. Për pasojë barkusha e majtë ndryshon formë – zgjerohet.

Nga kjo zemra nuk mund ta pompojë gjakun siç duhet nga ku personi do të ndjejë dhembje në gjoks, vështirësi në frymëmarrje dhe çrregullime koronare.

“Pacientët vijnë me simptoma të njëjta me ato të sulmit në zemër, por që nuk i kanë arteriet e bllokuara çka vërehet kur pacienti pëson sulm në zemër”, ka thënë kardiologu, Joseph Poole.