Ndihmohet të shënonte kosh, motra e vogël inkurajohet nga vëllai: “Ti je e fortë” (Video)

E publikuar: 16/10/2018 15:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nganjëherë, nuk ka asgjë më të mirë se sa fëmijët e së njëjtës familje që ia qojnë mirë.

Ky vëlla nga Shtetet e Bashkuara, mbase është ndër të parët e nominuar për ‘vëllain e vitit’ për mënyrën se si u soll me motrën e tij të vogël, transmeton Telegrafi.

Gjithçka filloi me ‘tragjedinë’ kur vogëlushja nuk mundi të shënonte kosh dhe nisi të qante e zhgënjyer, por jo për shumë gjatë.

“Ti je e fortë”, e inkurajoi vëllai, para se ta përqafonte fort dhe ta ngrinte lartë, deri te koshi ku ajo hodhi topin.

Partnerët e lojës e përfunduan lojën si duhet, për të festuar më pas me një përqafim të fortë dhe urim prej familjarëve tjerë që dëgjoheshin në sfond.

Jeta e të dyve do të ndryshojë dhe gjithmonë do të kenë beteja të reja me të cilat do të përballen, por duket çartë që tani, se ajo do ta ketë një shok të fortë për tërë jetën. /Telegrafi/