Ndeshja Kosova-Anglia, Prokuroria nis hetimet për shitjen e biletave online

E publikuar: 13/11/2019 14:13
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokurori i Shtetit ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës për të verifikuar dyshimet e ngritura lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen mes Kosovës dhe Anglisë.

Në kumtesën e lëshuar theksohet se Prokuroria e Shtetit kishte nisur hetime edhe për shitjen e biletave që nga 15 tetori referuar ndeshjes së Kosovës dhe Malit të Zi, njofton Klan Kosova.

”Prokurori i Shtetit, njofton opinionin publik se ka autorizuar njësitet përkatëse të Policisë së Kosovës, në mënyrë që të verifikohen dyshimet e ngritura, si dhe për grumbullimin e të gjitha informatave lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Anglinë.

Sa për informatën tuaj, Prokuroria e Shtetit, ka filluar hetimet që nga 15 tetor 2019, lidhur me shitjen e biletave online për ndeshjen futbollistike të Kosovës me Malin e Zi, gjë për të cilën është njoftuar opinion publik dhe se tashmë hetimet janë duke vazhduar”.

Ndonëse një ditë më parë u paralajmërua se blerja online e biletave për ndeshjen Kosovë-Angli do të nisë në ora 16:00, kjo nuk ka ndodhur.

Aplikaiconi TIKS.APP nuk ishte i qasshëm për ata që shfaqën interesim për të blerë bileta, njofton Klan Kosova.