Ndeshja e futbollit që zgjati vetëm pesë minuta

E publikuar: 04/08/2017 14:37
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Vetëm 5 minuta dhe jo më shumë. Kaq ka zgjatur një ndeshje futbolli në Argjentinë, e çuditshme, por është e vërtetë. Tre minuta pjesa e parë dhe vetëm dy, fraksioni i dytë i lojës.

Ky është takimi më i shkurtër i luajtur ndonjëherë në historinë e këtij sporti, me fundin që i dhuroi skuadrës së Deportivo Riestra, ngjitjen një kategori më sipër në futbollin e këtij vendi.

Shkaku se përse është luajtur kaq pak është pas një vendimi të marrë nga ana e Federatës së futbollit argjentinas, transmeton Supersport. Ky vendim është dhënë pasi më 23 korrik në takimin mes Deportivo Riestra dhe Comunicaciones deri në atë moment ishte 2-0 në favor të Riestra, tifozë të ekipit kundërshtarë, pesë minuta nga fundi i lojës, janë futur në fushën e blertë dhe i kanë sulmuar ata. Episod ky që shihet shpesh në futbollin argjentinas.

Përballja është luajtur me dyer të mbyllura për të shmangur incidente të tjera dhe sipas asaj që raportojnë mediat, për të parë minutat e ndjekura, televizionet me pagesë kanë pasur audiencë shumë të lartë, me 4.3% share. Shifër e lartë kjo për një televizion me pagesë.

Në pesë minuta aty ndodhi gjithçka si të ishte një ndeshje e zakonshme, 22 futbollistë në fushë, pati faulle, pozicion jashtë loje, raste shënimi nga ana e Comunicaciones, por në fund ata që e panë veten triumfues ishin futbollistët e Deportivo Riestra.