Ndërron jetë legjenda e Manchester United

E publikuar: 17/02/2020 12:02
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Heroi i katastrofës ajrore të Mynihut i cili shpëtoi jetën e Bobby Charlton dhe Denis Viollet, ndërsa i tërhoqi ata nga mbeturinat e djegura pas rrëzimit të avionit në vitit 1958, Harry Greg, ka ndërruar jetë.

Gregg ishte në avionin që u rrëzua në 1958, ku ndërruan jetë 23 persona duke përfshirë 8 lojtarë të Manchesterit, 3 persona nga stafi i klubit, 8 gazetarë si dhe katër persona të tjerë.

Gregg u bë hero i tragjedisë pasi shpëtoi Vera Lukic, gruan shtatzënë të një diplomati jugosllav, dhe vajzën e saj të re, Vesna.

Ai më pas u kthye në aeroplan dhe shpëtoi Charlton dhe Viollet, menaxherin Matt Busby dhe Jackie Blanchflower.

Në mënyrë të jashtëzakonshme, ai luajti vetëm 13 ditë më vonë për United në fitoren 3-0 ndaj Sheffield.

Charlton, 82 vjeç, është i vetmi person i mbetur gjallë nga 21 personat që i shpëtuan atij aksidenti.

Gregg bëri 247 paraqitje për United midis 1957-1966 pasi u bashkua nga Doncaster për një shifër rekord botëror të asaj kohe.

Në botërorin e 1958 në Suedi ai u shpall portieri më i mirë i turneut.