Ndërron jetë japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin, mjekët i kishin propozuar vetizolim – ai kishte shkuar nëpër bare

E publikuar: 18/03/2020 13:14
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Japonezi që qëllimisht kishte përhapur coronavirusin pasi vetë ishte prekur me COVID-19, ka ndërruar jetë, njofton agjencia e lajmeve Kyodo.

57-vjeçari jetonte në qytetin Gamagor në prefekturën Aichi. Ai ka ndërruar jetë në spitalin ku edhe po hospitalizohej, transmeton Telegrafi.

Ai në fillim të marsit ishte diagnostifikuar me coronavirus dhe për këtë po qëndronte në repartin e sëmundjeve infektive, kurse mjekët i kishin propozuar vetizolim.

Megjithatë në vend të kësaj, ai kishte shkuar në të paktën dy bare dhe kishte njoftuar familjarët që gjithashtu ishin infektuar me coronavirus, se po shkon për ta përhapur virusin.

Në një prej bareve kishte pasur kontakt me të paktën dy persona, e një prej tyre disa ditë më vonë ka rezultuar pozitiv në testin e coronavirusit.

Kujtojmë që në Japoni janë infektuar më shumë se 1.500 persona, derisa 37 kanë humbur jetën. /Telegrafi/