Ndërron jetë babai i Ahmet Isufit

E publikuar: 13/10/2019 16:06
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kandidati për deputet dhe ish shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Ahmet Isufi, nëpërmjet një postimi në Facebook, ka njoftuar se ka ndërruar jetë babai babai i tij, baca Limon.

Isufi, gjithashtu ka treguar se ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2019, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan, shkruan Infosot.

“Të dashur miq, Sot në moshën 94 vjeçare ndërroi jetë babai im, baca Limon siç e thërrisnin të gjithë ata që e njohën. Pavarësisht moshës, ai ishte mirë me shëndet deri në momentet e fundit të jetës së tij. Dhimbjen do ta mundim duke kujtuar jetën, sakrificën dhe qëndresën e tij prej një burri të urtë, fjalëpak e zemërbardhë. Ceremonia e varrimit bëhet nesër, më 14 tetor 2019, ora 15:00 në varrezat e qytetit në Gjilan”.