Ndërroi jetë ish-deputeti i PD-së, Gilman Bakalli

E publikuar: 08/10/2016 22:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndërroi jetë në mënyrë të papritur Gilman Bakalli, pedagog dhe ish-deputetet i Partisë Demokratike.

Ai ishte prekur nga një leucemi akute që e çoi drejt vdekjes pa i dhënë kohë që të trajtohej. I shkolluar ne Universitetin e Graz-it në Austri, 49-vjeçari Bakalli ishte një nga personalitetet e Filologjisë në Shqipëri.

Ai u përfshi në politikë rreth 11 vjet më parë. Në zgjedhjet e 2005-s u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Shkodër, por u nda shumë shpejt prej saj, shkruan Top Channel.

Pas vitit 2009, kur përfundoi edhe mandatin 4-vjeçar si deputet, Bakalli vazhdoi jetën akademike. Ai ishte pedagog i Universitetit Europian të Tiranës. Po ashtu ishte një përkthyes i shkëlqyer. Gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë prezent me analiza në shtypin e shkruar.