Ndërroi jetë e moshuara/ Arrestohet bashkëshorti dhe të afërmit, i shkuan në varrim

E publikuar: 02/04/2020 21:18
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Një mjek në Britani, nëna e të cilit vdiq në Pakistan si pasojë e koronavirusit, u shpreh se familjarët dhe të afërmit janë arrestuar gjatë funeralit të saj dhe tashmë janë të mbyllur në karantinë. Mjeku, Anjum Mahmoof, u shpreh se disa të afërm ishin “bllokuar” në shtëpi dhe ruheshin nga roje policie.

Anjum, tha se prindërit e tij prej vitesh jetonin në Britaninë e Madhe, por ata, së bashku me disa të afërm të tjerë, shkuan në Pakistan. Nëna e tij, Shahida, vdiq nga Koronavirusi më 24 mars dhe u varros.

“Në momentin që po falej namazi i varrimit, disa makina të policisë lokale shkuan në varreza dhe arrestuan 25 persona”, u shpreh mjeku.

Gjithashtu ai shtoi, se tashmë edhe babai i tij është konfirmuar pozitiv me koronavirus dhe aktualisht ndodhet në një qendër mjekësore për pacientët e COVID-19, në Rawalpindi.

“Babai im është 74 vjeç, me pikëllim në zemër për vdekjen e mamasë dhe tashmë është i detyruar të rri i mbyllur në një vend që ai nuk duron dot. Të afërmit e mi kanë kaluar rreth 12 orë të mbyllur në shtëpi pa bukë dhe ujë”, u shpreh Anjum.