Ndërprerje dhe rrahje në tubimin e partisë së Vuçiqit

E publikuar: 18/01/2017 00:07
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Në një tubim të SNS-së, partisë së Aleksander Vuçiqit janë rrahur nëntë aktivistë të YIHR, Nismës së të rinjve për të drejtat e njeriut në Serbi.

Dy nga këta nëntë aktivistë janë të lënduar rëndë. Këta të rinj kanë protestuar ndaj fjalimit të një krimineli lufte, Veselin Shlivancanin. Situata eskaloi në momentin e fjalimit të tij, transmeton Koha.net.

Shlivancanin është i dënuar nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime të Luftës në Ish-Jugosllavi.