Nderohet figura e Fadil Vokrrit në Ohër

E publikuar: 28/10/2018 12:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Dita e fundit e samitit të Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore në Ohër, ishte e rezervuar për ceremoninë përmbyllëse, me ç’rast u nderuan skuadrat fituese të turneut në futboll të vogël.

Në mesin e çmimeve kryesore që u ndanë në këtë mbrëmje, ishte edhe ai për golashënuesin më të mirë të turneut, që mbante emrin e legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri.

Ky njëherit ishte një nder i madh që iu bë figurës së madhe të futbollit kosovar dhe jo vetëm.

Çmimin e ndau djali i tij, Gramoz Vokrri, i cili u nderua shumë nga organizatorët dhe pjesëmarrësit e shumtë të këtij samiti.

Ceremoninë e bëri më madhështore, prezenca e kreut të Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi dhe ai i Maqedonisë, Muhamed Sejdini.

Krerët e FFK-së, dhe FFM-së, i uruan Kosovës dhe Shqipërisë për pranimin e tyre në Asociacionin e Gazetarëve Sportivë të Evropës Juglindore.