Ndarja etnike nuk është zgjidhje për Ballkanin

E publikuar: 02/09/2018 14:05
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Nga MUHAMEDIN KULLASHI

Të mblidhen serbët mes vete, Shqiptarët mes vete, siç e sygjerojnë disa në emër të pragmatizmit ? Kjo do të thotë të injorohen kompleksitet historike dhe të arriturat e realizuara.
Analiza e Philippe Martinez mbi « shthurrjet jugoslave » (në « Le Monde » e 19 majit), vë në pah disa probleme të theksuara që cilësojnë situatën politike dhe ekonomike në hapësirat e ish-Jugosllavisë, por e meta e saj kryesore ka të bëjë me propozimin politik i cili do të duhej të ofronte një rrugëdalje nga kjo situatë

Z. Martinez propozon « një zgjidhje të vetme» për ta zgjidhur « jostabilitetin e dukshëm » në Bonje dhe në Kosovë : ndarjen. Në pjesën e nënvizuar të artikullit ai thekson : « Republika serbe e Bosnjës dhe pjesa veriore e Kosovës duhet t’i bashkohen Serbisë. » Le të cekim se këtë qasje e zhvillojnë, jozyrtarisht, disa qarqe politike të BE-së, klasa politike e Sërbisë dhe disa ekspert për Ballkanin. Ndërkaq, udhëheqësit e BE-së si dhe ata atë SHBA-ve e kanë kundërshtruar deri më tani me vendosmëri, ndarjen si të Bosnje-Hercegovinës po ashtu edhe atë të Kosovës.

Argumenti kryesor i atyre që mbështesin këto ndarje rezymohet me përqindjen e rëndësishme të popullatës sërbe në Republikën sërbe të Bosnjës dhe në vështërsitë e bashkëjetesës ndëretnike. Mirëpo ky opsion, i cili paraqitet si pragmatik dhe realist, në fakt abstragon, së pari, nga tiparet e shquara të shpërbërjes së federatës jugosllave në vitet 1991-1995. Kjo shpërbërje, në të vërtetë, u bë jo aq sipas linjave thjesht etnike por më shumë me ato që përcaktonin kufinjtë e njësive të federatës jugosllave (republikat dhe krahinat) në gjirin e të cilave ka përzierje etnike. Kësisoj, megjithë luftërat e përgjakshme, shtetet e reja që dolën nga ish-Jugosllavia (Sllovenia, Kroacia, Bosnja -Herzcegovina dhe Maqedonia) u pranuan nga bashkësia ndërkombëtare sipas kufijëve që i kishin më parë, si njësi të federatës, në saje të Kushtetutësë së vendit.

Së këndejmi, kriteri i përmendur nga ata që mbështesin ndarjen e Bosnjes dhe të Kosovës, fatmirësisht nuk u pranua, fjala vjen, për Kroacinë apo për Maqedoninë. Në Kroaci, ku vazhdon të jetojë një pakicë serbe e konsiderueshme (në Sllavoninë perëndimore dhe në Krajinë), ndonëse bashkëjetesa nuk është pa probleme. Në Maqedoni gadi një e treta e popullësisë së saj përbëhet nga shqiptarët, e cila jeton kryesisht në pjesën përëndimore të vendit, e cila kufizohet me Shqipërinë dhe Kosovën. Përballë konfliketeve politike dhe të armatosura midis shqiptarëve me maqedonasëve, që arritën kulmin me 2001, BE-ja dhe SHBA-t ditën të gjejnë një zgjidhje me Marrëveshjen e Ohrit, të cilat ofronin rruajtjen e integritetit të shtetit të Maqedonisë dhe një integrim më të mirë të shqiptarëve në institucionet publike.

Shtetet e reja që dolën nga ish-Jugosllavia, sikurse edhe ato që dolën nga dy federata të tjera komuniste (BRSS dhe Cekosllovakia), bazohen mbi një kombinim të kriterit etnik (shumica e popullësisë) dhe atij historiko-politik. Këto shtete të reja, kishinë edhe më heret një identitet politik, gjatë disa dekadave, e cila u bën të mundur edhe sot një qëndrueshmëri.
Opcionet e ndarjes së Bosnjes dhe të Kosovës, si zgjidhje politike ndaj problemeve të mbetura nga shthurrja e ish-Jugosllavisë, me radikalizimin e kriterit etnik, mund të shumfishojnë fragmentimet dhe tensionet ndëretnike. Propozimi për bashkimin e Republikës serbe të Bosnjës me Sërbinë do të kishte si pasojë të mundshme ndarjen e entitetit boshnjak nga ai kroat i Bosnjës, gjë që do të shpiente te zhdukja e thjesht e Bosnje-Hercegovinës. Pa harruar faktin se Republika serbe e Bosnjes u themelua mbi krimet masive të popullësive civile nga regjimi i Miloseviqit dhe kolonelëve të tij, Radovan Karaxhic dhe Ratko Mladic. Ky entitet u pranua me Marrveshjen e Dejtonit (1995), si kompromis i cili synonte ta ruajë ekzistimin e Bosnjës. Përndryshe, kualifikimi « artificial » i përgjigjet më shumë këtij entiteti se sa Bosnje-Hercegovinës apo Kosovës, e cila kishte një qeveri, një parlament dhe një territor, si dhe një legjitimitet politik dhe një legalitet juridik e kushtetues, të garantuara me Kushtetutën e fundit të Jugosllavisë së dytë (1945-1991).

Ku opcion i ndarjes, me veçoritë që i përkasin, do t’i anulonte të gjitha përpjekjet e bëra, sa nga shumica e popuësisë së Bosnjës aq edhe të bashkësisë ndërkombëtare, që të bëjë një shtet të qëndrueshëm dhe do të ndikonte në komplikimin e mëtejshëm të një situate e cila edhe ashtu nuk është e thjesht.

Në mënyrë të ngjashme, ndarja e Kosovës, për disa si « zgjidhje e vetme », do të shkaktonte një varg të shpërbërjeve të reja dhe tensioneve, mbi linjat ekskluzivisht etnike, në vend se të sjellin stabilitet. Ata që propozojnë këtë opcion harrojnë se shumica e sërbëve që jetojnë në Kosovë jetojnë në pjesën qëndrore dhe perëndimore të Kosovës. Ata pokështu nuk e marrin parasyshë faktin se Kosova, me territor prej 10.800km2, për 2 million banorë, është njeri nga territoret me dendësinë më të madhe të popullësisë në Evropë (200 banorë për 1 km katror), dendësi kjo dy herë më e madhe se ajo e Sërbisë (me 95 banorë në 1km2).

Përveç kësaj, sikur kriteri thjesht etnik të zbatohej, pa konsiderata të tjera, rryma të ndryshme politike nga jugu i Sërbisë, i banuar me një pakicë shqiptare të konsiderueshme (në veçanti ajo në Luginën e Preshevës) do të mund të riaktivizonin kërkesën e tyre për t’iu bashkuar Kosovës. E njëjta kërkesë kësisoj do të mund të ringjallej në Maqedoni sikur të bëhej ndarja e Kosovës. E në këtë rast, vështirë se do të mund të mbahej Maqedonia, ekzistenca e së cilës konsiderohet si njeri nga çelsit e rëndësishëm të stabilitetit të Ballkanit. Në mënyrë të ngjashme, afirmimi i të njëjtit kriter do të mund të shpiente te shpërbërja e republikës së Malit të Zi, e banuar edhe me një pakicë boshnjake-muslimane (10% e popullësisë), e cila jeton në zonat kufitare me Bosnjën, me afro 7% të shqiptarëve.

Shkurt, këto propozime për ndarje do të mund t’i jipnin fund një stabiliteti relativ, i realizuar këto vite të fundit, dhe do ta bënte të pamundur perspektivën e integrimit të Ballkanit perëndimor në BE.

Pas fitores së opcionit politik për pavarësinë e Malit të Zi, e vetmja çështje e mbetur e hapur në rajon, është ajo e statusit të Kosovës. Negociatat që po zhvillohen midis Beogradit e Prishtinës, të mbështetura nga BE-ja, SHBA-ja dhe OKB-ja, do të duhej të shpienin te zgjidhja e këtij problemi, nga mbarimi i këtij viti. Vdekja përfundimtare e një strukture federale të shterur nuk do të jetë doemos një pengesë për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit kah një shtëpi e re e përbashkët : Bashkësia evropiane.
Muhamedin Kullashi ligjëron në Univerzitetin Parisi 8.

Ky artikull u pat botuar në kohën kur, gjithnjë e më shumë flitej se Kosova do të bëhet shtet i pavarur. Ndaj kësaj mundësie, dolën zëre e qëndrime, nga qarqe të ndryshme, që propozonin se edhe Sërbisë duhej dhënë diçka, si në rastin e Bosnjës poashtu edhe në atë të Kosovës, në emër të një zgjidhje ku të dyja palët do ishin fitimtar (win-win). Sikurse atëherë, edhe sot sot mendoj se ndarja e Kosovës apo e Bosnjës nuk janë zgjidhje të mira. Personalitete dhe ekspertë, të vendit apo ndërkombëtarë, sqaruan se ky opcion mund të prodhoj pasoja të rënda. Së këndejmi, në vend se të shpejtohet integrimi i Ballkanit Perëndimor në BE, ai vetëm sa do të shtyhej më tutje. Qeveritë e Sërbisë kanë kërkuar gjithnjë zgjidhjen win-win edhe për Kosovën. Kjo zgjidhje, e shoqëruar me ndryshime të kufijëve, këmbime të territoreve dhe eventualisht me transfere të popullatave, nuk është e mirë as për Kosovën as për Ballkanin. Zgjidhjen win-win Sërbia do të duhej ta kërkonte brenda një politike të paqës dhe bashkëpunimit me Kosovën, në suazë të kufijëve ekzistues, duke bërë hapa që na afrojnë te integrimi në BE.

Përkthimi i artikullit të botuar në të përditshmen franceze « Le Monde », me 30.05.2006