Ndaloi veturën në mes të rrugës, shkaku i fëmijës që zvarritej në asfalt (Video)

E publikuar: 21/03/2018 07:44
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Shoferi është dashur të ndalonte mes të një rruge në Vietnam, pasi në asfalt ishte një fëmijë i vogël që po zvarritej.

Kamera e veturës që lëvizte në Quang Hinh, ka filmuar momentin kur shoferi i kamionit i jepte shenj të ndalonte, derisa i tregonte me dorë për fëmijën, transmeton Telegrafi.

Pranë vogëlushit shkoi një burrë, që erdhi nga ana tjetër e rrugës dhe e mori me vete.

Ende nuk dihet se i kujt është ky fëmijë, që për fat të mirë nuk pësoi ndonjë lëndim. /Telegrafi/