Ndalohet zyrtari i Komunës së Shtimes për keqpërdorim të pozitës

E publikuar: 19/02/2019 16:32
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, ka njoftuar se sot në orën 16:00 me urdhër të Prokurorit ka ndaluar T.S., zyrtar në Komunën e Shtimes.

Sipas kësaj prokurorie, ai është ndaluar , për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, transmeton Klan Kosova.