Ndalohet përdorimi i motorëve të borës në Brezovicë

E publikuar: 19/01/2019 09:41
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Adhuruesit e skijimit këtë vikend nuk do të munden të përdorin motorët e borës në qendrën turistike të Brezovicës.

Kjo pasi Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka kërkuar që gjatë vikendit prej orës 9:00 deri në orën 16:00, të ndalohet përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit.

“Kjo kërkesë që i u ka dërguar edhe Policisë së Kosovës, ka për qëllim parandalimin e rrezikun që vjen për vizitorët që gjatë vikendit janë në numër të shtuar nga përdorimi i motorëve të borës në pistën e skijimit e posaçërisht për fëmijët dhe për të ruajtur shëndetin e tyre”, thotë AMMK-ja në rrjetin social Facebook.

Më tej në njoftim thuhet se stafi i AMMK-ës, në Qendrën Turistikë në Brezovicë do të ju ofrojë informata shtesë të gjithë vizitorëve për zonën e saktë të ndalimit të përdorimit të motorëve të borës.