Ndalohet për qarkullim ura në fshatin Rogovë

E publikuar: 12/01/2021 17:21
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Komuna e Gjakovës njofton se si pasojë e reshjeve të vazhdueshme është dëmtuar në masë të madhe ura në fshatin Rogovë të Hasit.

Pas inspektimit të kësaj ure Komuna ka konstatuar se kjo urë është e rrezikuar që të shembet si pasojë e dëmtimit të saj.
Prandaj duke filluar nga sot (12.01.2021) ora 11:00 është marrë vendim që të ndalohet qarkullimi i automjeteve dhe këmbësorëve në këtë urë. Lusim qytetarët që për sigurinë e përgjithshme ta respektojnë këtë vendin”, thuhet në njoftimin e Komunës.