Ndalohet një zyrtar, dyshohet për përvetësimi në detyrë

E publikuar: 14/03/2019 14:46
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se sot ka ndaluar për 48 orë të dyshuarin B.B- person zyrtar.
Sipas Prokurorisë, zyrtari BB është ndaluar për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “Përvetësimi në detyrë” nga neni 425 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës(KPRK).

Prokuroria Themelore në Ferizaj, njofton se ndaj të dyshuarit B.B., prokurori i rastit do të paraqesë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit.