Ndalohet ikja nga vendi e ish kryeministrit të Malajzisë

E publikuar: 12/05/2018 17:01
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Kryeministri i ri i Malajzisë tha të shtunën se ai “e pengoi” paraardhësin e tij të largohej nga vendi.

Mahathir Mohamad tha se është përgjegjës për një ndalimi udhëtimi për ish kryeministrin Najib Razak dhe gruaja e tij. Associated Press njofton se një dokument udhëtimi tregoi se Najib dhe gruaja e tij ishin planifikuar të largoheshin me një avion privat të shtunën për Xhakarta.

Kryeministri Mahathir, i cili është 92 vjeç, tha se qeveria ka gjetur prova në lidhje me përfshirjen e Najib Razakut me një skandal masiv të korrupsionit.

Najib njoftoi në Facebook se ai po shkonte me pushime, por do të kthehej pas një jave, duke shkaktuar thashetheme se ai po përpiqej t’i shpëtonte ndjekjes së mundshme ligjore. Ai mohon çdo keqbërje.

Gjithashtu të shtunën vajza e Anwar Ibrahimit tha për mediat se udhëheqësi i opozitës do të lirohet nga burgu të martën dhe do të marrë një falje të plotë mbretërore.

Anwar është në burg për korrupsion dhe akuza seksuale që janë denoncuar gjerësisht si të motivuar politikisht.

Anwar kishte shërbyer si zëvendëskryeministër dhe ministër i financave në qeverinë e Mahathirit dhe shihej si trashëgimtar i tij derisa u pushua nga puna në vitin 1999.

Najib Razak mori një goditje në zgjedhjet e përgjithshme të së mërkurës, duke humbur ndaj Mahathir MOhamed, i cili tani është zyrtari më i moshuar i zgjedhur në botë.

Najib Razak dha dorëheqjen të shtunën si kryetar i partisë etnike Malay që ka udhëhequr që nga krijimi i Malayzisë si vend i pavarur në vitin 1957. Razak ka qenë edhe udhëheqës i koalicionit Barisan që u humbi në zgjedhjet e përgjithshme.