Ndalohen dy persona për rrëmbim në Komunën e Gjakovës

E publikuar: 13/11/2018 15:31
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Prokuroria Themelore në Gjakovë, Departamenti për Krime të Rënda në bashkëpunim me Njësinë e Hetimeve të DRP-së në Gjakovë, me datë 12.11.2018, kanë ndaluar dy persona M.G dhe A.B., meqenëse egziston dyshimi se të njëjtit me datën 11 .11.2018 në fshatin Bec të Gjakovës kanë rrëmbyer pesonin I.J., nga fshati Rashkoc i GJakovës në atë mënyrë që e kanë kërcënuar me armë dhe e kanë detyruar të futet në automjetin e tyre, dhe e dërgojnë tek liqeni i Radoniqit.

Arsyeja e rrëmbimit është se viktima I.J., ka marrë pjesë në zgjidhjen e një kontestit në mes të motrës së pandehurit M.G., dhe bashkëshortit të saj, duke e kanosur që këtë qështje ta zgjidhë në favor të tyre, te cilën gjë viktima “ka pranuar ta bëjë”.

Prokurori i qështjes i ka propuzuar Gjykatës Themelore në Gjakovë, që ndaj të pandehurve të caktohet masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh./Infosot/