Ndalimi i veturave në qendër, nuk uli nivelin e ndotjes së ajrit! (Foto)

E publikuar: 31/01/2018 18:47
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Sot pothuajse të gjitha rrugët e Prishtinës ishin të lira dhe nuk kishte lëvizje të ngarkuar të veturave, si ditët tjera.

Kjo pasi Komuna e Prishtinës mori vendim që për një afat të pacaktuar të ndaloj qarkullimin e veturave në brendësi të qytetit, shkruan Indeksonline.

Veturat u ndaluan për të ulur nivelin e lartë të ndotjes së ajrit që për disa ditë radhiti Prishtinën si qytetin më të ndotur në botë.

Pavarësisht se sot nuk kishte vetura, ajri në Prishtinë vazhdon të jetë i pashëndetshëm. Sipas të dhënave të Ambasadës Amerikane në Kosovë, aktualisht niveli është 174 ppm (grimcave në milion).

Kjo tregon që ndalimi i veturave nuk ka ndikuar që niveli i ndotjes të bije sic ishte paraparë.