Ndalimi i qarkullimit të veturave në kryeqytet nis nga nesër. Çfarë duhet të dini?

E publikuar: 30/01/2018 23:19
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Përveç automjeteve të transportit publik, atyre emergjente, automjeteve të Policisë së Kosovës, FSK-së, KFOR-it, EULEX-it dhe atyre për bartjen e personave me aftësi të kufizuara, asnjë automjet tjetër që nga e mërkura nuk do të lejohet të kalojë brenda qytetit të Prishtinës. Ky kufizim i qarkullimit të automjeteve është bërë për të parandaluar nivelin e lartë të ndotjes së ajrit dhe vlen nga ora 6 e mëngjesit deri në orën 22:00.
Nesër, nga ora 06:00 e mëngjesit e deri në orën 22:00 nuk do të mund të hyjë çdo veturë në kryeqytetin e Kosovës. Lëvizja e tyre do të jetë e kufizuar.

Vendimi për këto masa është marrë pas konsultimeve të krerëve komunale dhe disa ministrive.

Zyrtarët komunalë të Prishtinës, në një konferencë për media, kanë treguar se automjetet gjithashtu do të ndalohen në hyrje të qytetit, te rrethi i flamurit dhe te rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve.

Për hapësirat për parkingje, drejtori i administratës ka thënë se janë të mjaftueshme ato aktuale, ndërsa qytetarët që lënë veturat në parkingje pastaj do të mund ta përdorin transportin publik, i cili do të jetë falas për të arritur deri në qendër.

Rregullat e reja të caktuara për qarkullimin e automjeteve në kryeqytet, ua ndalon qarkullimin brenda qendrës së Prishtinës edhe veturave qeveritare. Por, si do të shkojnë nesër në punë qytetarët dhe njerëzit që punojnë në qeveri.

Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim

Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!

3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;

4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;

5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

Me ndalimin e veturave, komuna ka njoftuar se qytetarët do të kenë mundësi që të lëvizin pa pagesë nëpër qytet me autobusët e trafikut urban.

Më poshtë keni llojet e automjeteve qarkullimi i të cilave do të ndalohet, rrugët nëpër të cilat është i ndaluar trafiku dhe hartën me rrugët e kryeqytetit:

Vendimi lidhur me masat për uljen e nivelit të ndotjes së ajrit:

I. N D A L O H E T shitja e thëngjillit brenda territorit të Komunës së Prishtinës.

II. N D A L O H E T qarkullimi i të gjitha automjeteve brenda qytetit të Prishtinës, nga ora 06:00 – 22:00, përveç:

1. Automjeteve të transportit publik;

2. Automjeteve emergjente;

3. Automjeteve të Policisë së Kosovës;

4. Automjeteve të misioneve diplomatike;

5. Automjeteve të FSK-së;

6. Automjeteve të KFOR-i;

7. Automjeteve të EULEX-i;

8. Automjeteve të Drejtorisë së Inspeksionit;

9. Automjeteve – taksi të licencuara;

10. Automjeteve për bartjen e personave me aftësi të veçanta të cilat mbajnë shenjë identifikuese.

III. Zona e ndaluar përfshinë këto rrugë:

1. Bulevardi “Bill Klinton” nga udhëkryqi i rrugëve “Idriz Gjilani” dhe “Bekim

Fehmiu”, gjegjësisht nga shtatorja “Bill Klintoni”;

2. Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nga rrethrrotullimi i flamuri!

3. Rruga “Agim Ramadani” nga udhëkryqi i konvikteve;

4. Rruga “Edmond Floxha” te salla “1 Tetori’,;

5. Rruga “Ilir Konushevci”, nga hyrja e drejtimit të Podujevës;

6, Hyrja nga rrethrrotullimi i lagjes “Arberia” në rrugët “UÇK” dhe “Fehmi Agani”

IV. Transporti i udhëtarëve nga NPL “Trafiku Urban” në intervalin kohor të cekur në pikën I, do të bëhet pa pagesë, financuar nga Qeveria e Republikës së Kosovës.

V. Furnizimi i bizneseve me mallra duhet të kryhet në intervalin kohor prej orës 22:00 – 06:00.

VI. Për zbatimin e këtij vendimi obligohet Drejtoria e Inspekcionit.

VII. Policia e Kosovës do të asistojë në zbatimin e pikës II të këtij vendimi.

VIII. Ky vendim fillon të zbatohet nga data 31 janar 2018, deri në marrjen e një vendimi tjetër nga Komuna e Prishtinës./GazetaExpress/