Ndajnë drejtësinë në ndeshjet e Kampionatit Botëror, zbulohet shuma që gjyqtarët marrin në Rusia 2018

E publikuar: 21/06/2018 18:26
Rreshtat+- AShkronjat+- Printo

Ndoshta profesioni i tyre i bënë ata ndër njerëzit më të kritikuar në futboll.

Por të jesh një gjyqtar futbolli nuk është fare e lehtë pasi ke akuza nga më të ndryshmet.

Kësisoj shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA i paguan mirë punonjësit e tyre për punën që bëjnë.

E përditshmja gjermane Sport Bild ka zbuluar edhe shumën që marrin gjyqtarët gjatë Kampionatit Botëror Rusia 2018.

Çdo gjyqtarë që merr pjesë në Kampionatin Botëror fillimisht merr shumën prej 57,000 euro nga FIFA.

Bild ka zbuluar edhe shumën ë gjyqtarët marrin pas çdo ndeshje që ndajnë drejtësinë.

Për gjyqtarët kryesorë një ndeshje në botëror paguhet me 2400 euro, ndërsa anësorët me 2000 euro.

Gjyqtari i katërt nuk mbetet pa para pasi fiton 800 euro pas çdo ndeshje.

FIFA për këtë kampionat botëror ka angazhuar 36 gjyqtarë kryesorë dhe 63 anësorë. /Telegrafi/